SHOWBIZ / E Enjte 8 Maj 2025, 15:03

Vajza e tij feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë

Sot është një ditë e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, pasi vajza e tij feston ditëlindjen. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një urim publik nga aktori për të bijën.

Teksa ka postuar një foto të ëmbël në “Instagram”-in e tij ku babë e bijë shihen të përqafuar, Deda ka bërë edhe një dedikim të veçantë përbri ku e cilëson Reinën si “dhurata më e bukur që më ka bërë jeta”.

“Vajza ime, dhurata më e bukur që më ka bërë jeta. Të dua pa fund. Gëzuar ditëlindjen zemra ime..!”, shkruan aktori e ndërsa komentet poshtë tij kanë vërshuar me urime nga më të bukurat nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e aktorit.

Kujtojmë që Juli dhe bashkëshortja e tij, Amanda, të cilët kanë 18 vite martesë gëzojnë dy fëmijë së bashku, Mateon dhe Reinën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.