LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 16:04

Oh zot sa veshtire, “Kemi mbetur pa ujë e ushqim” - Kjo gje e hidhur po iu ndodh mergimtareve

Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci–Serbi, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit me Serbinë.

Mërgimtarët kanë bërë të ditur se bllokimi ka nisur rreth orës 00:00 dhe vazhdon ende.

Sipas tyre, në kolonë ndodhen shumë familje me fëmijë, ndërsa mungesa e ujit dhe ushqimit në këto temperatura të larta ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët për IndeksOnline, transmeton Periskopi.

Ata thonë se deri më tani autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë sqarim për arsyet e bllokimit dhe pse nuk po lejohet qarkullimi drejt kufirit me Serbinë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit të Kosovës për zgjidhjen e kësaj sitate, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE