
Futbollisti i njohur, Mirlind Daku, ka realizuar një gjest tejet human duke u ardhur në ndihmë një familjeje në nevojë nga Fushë Kosova.
Ai ka mbuluar qiranë e banesës për dy vite me radhë, duke siguruar kështu një strehë për anëtarët e familjes.
Ky akt vjen pasi Gazeta Reporteri publikoi ditë më parë një histori prekëse për kushtet e rënda të kësaj familjeje.
Familja përbëhej nga pesë anëtarë dhe jetonte në Baraka, duke u përballur shpesh me mungesë të drurëve, energjie elektrike dhe mungesë ushqimi.
Storieja vuri në pah vështirësitë e tyre të përditshme, duke sensibilizuar opinionin publik.
Pas ndërhyrjes bujare të futbollistit Daku, familja tashmë ka një banesë të sigurt.
Familja foli, dhe u shprehën jashtëzakonisht të lumtur për banesën e tyre të re dhe theksuan mirënjohjen e tyre të thellë për futbollistin, i cili u bë drita e shpresës për ta dhe që fëmijët e tyre tashmë kanë një strehë të sigurt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
