
Pogradec – Një nga ngjarjet më të rënda dhe më makabre që ka përfshirë opinionin publik shqiptar muajt e fundit ka marrë tashmë një kthesë zyrtare dhe të pakthyeshme. Pas javësh pritjeje dhe ankthi, analizat e ADN-së kanë folur, duke nxjerrë në dritë një të vërtetë sa të dhimbshme, aq edhe irrituese për çdo qytetar.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67 vjeçar i identifikuar si Rrushan Selko me njohje familjare me familjen e vajzës.
Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen. Ndërkohë, familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet maksimal, si për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për të miturën. Ngjarja e rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publike në media në 30 dhjetor.
Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.
Pas gati dy muajsh hetime intensive dhe pritjeje për rezultatet e autopsisë së kryer mbi foshnjën 4-muajshe (fetusin), analizat laboratorike kanë konfirmuar atë që dyshohej: Fëmija i përkiste 67-vjeçarit Rushan Selko. Ky rezultat shkencor tashmë është pjesë e fashikullit hetimor të Prokurorisë së Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije se ky provë konsiderohet si “kyçi” që mbyll rrethin e hetimeve, duke mos i lënë asnjë hapësirë manovrimi të moshuarit për të mohuar krimin e rëndë.
Kronologjia e një Horrori: Kërcënimet me jetë ndaj të miturës
Ngjarja, e cila doli në dritë në dhjetor të vitit të kaluar, zbuloi një realitet të tmerrshëm brenda komunitetit. Një vajzë vetëm 12-vjeçare, ende fëmijë, u gjend përballë një makthi që asnjë i rritur s’do mund ta imagjinonte.
Shtatzënia e padëshiruar: E mitura ishte në muajin e katërt të shtatzënisë kur gjendja e saj u zbulua.
Terrori psikologjik: Arsyeja pse vajza heshti për muaj me radhë ishte frika e skajshme. Sipas dëshmive, Rushan Selko e kishte kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste nëse ajo guxonte t’u tregonte prindërve apo dikujt tjetër.
Me marrjen e rezultateve të ADN-së, Prokuroria e Korçës është në hapat e fundit. Dosja pritet të dërgohet brenda pak ditësh në gjykatë me kërkesën për përfundimin e hetimeve dhe nisjen e gjykimit.
“Analizat i janë bashkëngjitur tashmë dosjes dhe pozita juridike e të arrestuarit është rënduar ndjeshëm,” raportojnë burimet pranë organit të akuzës.
Ky rast ka rindezur debatin e ashpër mbi sigurinë e fëmijëve dhe dënimet që meritojnë abuzuesit e të miturve në Shqipëri. Ndërsa 67-vjeçari pret dënimin prapa hekurave, trauma e 12-vjeçares mbetet një plagë e hapur që kërkon kohë dhe mbështetje për t’u shëruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
