LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 13:01

Detaje te reja mbi humbjen tragjike te gazetarit te njohur

Enrik Mehmeti, gazetari që humbi tragjikisht jetën këtë të shtunë në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në Porto Novo të Zvërnecit, la pas një karrierë mbi dydekadëshe në gazetari, të ndërtuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Historia e tij me median nisi shumë herët. Në vitin 1997, ndërsa Shqipëria përjetonte një nga periudhat më të vështira të historisë së saj, Enriku ishte vetëm 11 vjeç. Pikërisht në ato ditë Enrik Mehmeti kishte dhene akgazhimin e tij si përkthyes pranë forcave italiane të operacionit “Alba”, misioni shumëkombësh i ngritur për rikthimin e rendit dhe stabilitetit në vend.

Ky ishte kontakti i parë me botën e informacionit, një përvojë që do të shndërrohej në profesionin e jetës. Me kalimin e viteve, Mehmeti iu përkushtua gazetarisë, duke nisur raportimet nga terreni dhe duke ndjekur nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm në Vlorë.

Për më shumë se 20 vjet, ai raportoi për politikën, kronikën, kulturën, turizmin, sportin dhe problematikat sociale, duke qenë gjithmonë pranë ngjarjes dhe pranë qytetarëve. Me raportimet e tij të drejtpërdrejta dhe informacionin e verifikuar, ai u kthye në një nga emrat më të njohur të gazetarisë lokale dhe një zë të besueshëm për publikun.

Përtej raportimit të lajmit, Enrik Mehmeti u angazhua vazhdimisht në evidentimin e shqetësimeve të komunitetit, duke i dhënë hapësirë problematikave të qytetarëve dhe duke kontribuar që shumë prej tyre të merrnin zgjidhje përmes jehonës mediatike.

Largimi i tij i parakohshëm ndërpret një rrugëtim profesional të ndërtuar me pasion dhe përkushtim, ndërsa lë pas kujtimin e një gazetari që për më shumë se dy dekada ishte dëshmitar dhe raportues i ngjarjeve më të rëndësishme të Vlorës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE