LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 13:01

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE