SHOWBIZ / E Enjte 8 Maj 2025, 15:03

Luiz Ejlli fiton pafajësinë për “falsifikim” në Gjykatën e Apelit

Prokuroria kërkoi 1 vit burg, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejllin.

Ejlli u akuzua për falsifikim dhe u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë, vendim ky që e rrëzua këtë të enjte nga Apeli.

Ne tetor 2024 fituesi i Big Brother Albania, Luis Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.

Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në Big Brother, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.