Videoja e debatueshme në market: Genta Gjalpi reagon – Partneri i qëndron pranë dhe nuk shqetësohet nga lajmet
Por menjëherë pas përhapjes së videos, vetë Genta reagoi për të sqaruar situatën. Ajo u shpreh se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se pamjet janë nxjerrë nga konteksti i vërtetë. Sipas saj, momenti i diskutueshëm ndodhi pasi vajza e vogël kishte këmbëngulur të merrte një qese me patatina, por Genta nuk kishte dashur t’ia blinte. Siç shpjegoi ajo, vajza u zemërua dhe tentoi të largohej me vrap nga marketi me produktin në dorë, dhe në atë moment Genta thjesht tentoi ta ndalonte.
Ajo shtoi më tej se personi që publikoi videon nga kamerat e sigurisë së marketit, i ka kërkuar falje më pas, duke e pranuar se nuk e kishte ditur kontekstin e plotë të situatës.
Partneri i saj ka vendosur të mos shqetësohet nga komentet dhe interpretimet e rrjeteve sociale, dhe ka zgjedhur të qëndrojë pranë Gentës, duke i besuar versionit të saj dhe duke treguar mbështetje të plotë për të.
do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.