LAJME / E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 11:11

Vrau kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish-efektivit të policisë, i cili kërkoi prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar 2024.

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim” të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij, Caush Saliasi, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të Komisariatit Numër 3 në Tiranë, pak para se dy oficerët e patrullës së përgjithshme të merrnin turnin.

Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3.

Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin me 5 vite.

Ish-efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE