LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 19:07

Tragjedi e rëndë në Prishtinë, ka të vdekur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin për IndeksOnlinie e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Plana. /IndeksOnline/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE