LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 18:06

“Ndjesë nëse ju kam kërkuar votën për Edi Ramën”- Ish-kandidati i PS për deputet, Paulin Luli: Është tradhtari më i madh i Shqipërisë

Ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Paulin Luli, ka mbajtur një fjalim në protestën kundër ndarjes së re territoriale që parashikon edhe shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz.

Nga sheshi, Luli ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë më herët. Sipas tij, Rama është tradhtari më i madh i Shqipërisë.

“Ju kërkoj ndjesë nëse ju kam kërkuar votën për Edi Ramën, por ky nuk e ka merituar dhe nuk e meriton. Nuk e meriton votën e këtij populli. Nuk e ka merituar asnjëherë. Nëse ka një tradhtar i Shqipërisë është Edi Rama, nuk jam unë. Unë nuk ju kam tradhtuar, ja ku jam”, u shpreh ai.

Luli foli edhe për periudhën kur ka mbajtur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, duke u shprehur se ka dhënë dorëheqjen kur është përballur me presione.

“Unë kam qenë drejtor i Përgjithshëm, por kur këta kërkojnë që unë të firmos dhe të shkoj në burg për ata unë kam dhënë dorëheqjen. Nuk jam për të vjedhur, nuk jam i korruptuar, nuk jam në interesat e këtyre që duan të shesin Shqipërinë. Unë jam për punë të ndershme, për meritokraci, për drejtësi” ,tha Luli duke bërë thirrje “poshtë qeveria e korruptuar bashkë me Edi Ramën”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE