LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 19:07

Kurti nuk propozon kandidat, Dehari ndërpret sërish seancën – Time Kadrijaj e gjuan me vezë

Kurti nuk propozon kandidat, Dehari ndërpret sërish seancën – Time Kadrijaj e gjuan me vezë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Në fillim të seancës, u konstatua se në sallë ishin të pranishëm 109 deputetë, ndërsa procedurat vazhduan me pikën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Megjithatë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk paraqiti emrin e kandidatit për kryeparlamentar, duke bërë që procesi të mos vazhdonte.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e punimeve, pa u zhvilluar votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Situata u tensionua menjëherë pas ndërprerjes së seancës. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, reagoi ashpër ndaj Albin Kurtit, duke e gjuajtur me vezë në sallën e Kuvendit.

Veprimi i saj erdhi si shenjë proteste, pasi Kurti kërkoi edhe më shumë kohë për procesin e konstituimit të Kuvendit, ndërsa opozita e ka akuzuar vazhdimisht Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e krijimit të institucioneve.

Ky është ndër incidentet më të tensionuara të legjislaturës së re dhe vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, ndërsa vendi vazhdon të mbetet pa institucione të reja funksionale.

Ngjarja pritet të thellojë edhe më tej përplasjet politike mes pozitës dhe opozitës, në një kohë kur kriza institucionale në Kosovë vazhdon pa një zgjidhje të afërt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE