LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 19:07

Kurti pranon publikisht t’ja jap këtë post shtetëror kësaj partie opozitare

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar një tjetër letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, duke i bërë sërish thirrje për takim dhe duke i përsëritur ofertën për një marrëveshje politike.

Në fillim të letrës, Kurti shprehet se nuk e kupton arsyen pse Hamza ka refuzuar ftesën për t’u takuar, duke theksuar se dialogu i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm për zgjidhjen e situatës politike dhe krijimin e institucioneve të reja.

Njëkohësisht, ai i kërkon PDK-së që të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke argumentuar se ky proces kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike.

Në këmbim të këtij bashkëpunimi, Kurti ka përsëritur ofertën që PDK-ja të marrë drejtimin e Kuvendit të Kosovës.

“Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe një herë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për president të ri të Republikës, jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit tuaj të Kuvendit me kryetarin e Kuvendit nga ne”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kjo është hera e dytë gjatë ditës që lideri i LVV-së i drejtohet me letër kreut të PDK-së, pasi më herët Bedri Hamza kishte bërë të ditur se partia e tij mbetet në opozitë dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE