
Një lajm i trishtë ka tronditur arsimimin shqiptar pasi është ndarë nga jeta një nga mësueset e zonës së Maliqit që i dedikoi një jetë të tërë edukimit të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Muharrem Veizi”.
Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur vetë shkolla ku mësuese Gjinovefa Latollari shërbeu për më shumë se 22 vite me përkushtim, profesionalizëm e dashuri në shkollën e lartpërmendur.
Ndarja e saj nga jeta ka lënë pas një dhimbje të madhe për familjen, kolegët, ish-nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.
Në dhjetor të 2025, mësuese Gjinovefa përmbylli rrugëtimin e saj profesional në shkollën ku shërbeu gati gjysmën e jetës së saj, dhe doli në pension. Mirëpo fati e deshi që ajo të ndahej nga jeta vetëm 7 muaj pas momentit kur u pensionua, në pamundësi për të shijuar pleqërinë e saj.
Newsbomb.al mëson se familjarë, miq e të afërm do i japin sot lamtumirën e fundit mësuese Gjinovefa Latollari. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot më 8 Gusht në orën 15:00, në Korçë. Ndërsa pritjet dhe ngushëllimet bëhen pranë Shtëpisë Funerale, te Varrezat e Korçës.
Reagimi prekës i bërë nga shkolla “Muharrem Veizi”
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mësueses së nderuar Gjinovefa Latollari, e cila për rreth 22 vjet shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri në shkollën tonë.
Kontributi i saj në edukimin dhe formimin e brezave të nxënësve do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë së shkollës sonë.
Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
Dedikimi i bërë në dhjetorin e 2025:
Sot i themi “mirupafshim” një figure të dashur dhe të paharrueshme të shkollës sonë — mësueses Gjinovefa Latollari — e cila pas shumë viteve përkushtimi, përkujdesjeje dhe dashurie ndaj brezave të nxënësve, nis një kapitull të ri në jetë: pensionin.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
