LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 19:07

Dalin pamjet: nuk do ta besoni se çka bëri Albin Kurti pasi u godit me vezë

Pas incidentit të ndodhur në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kamerat kanë kapur edhe momentet që pasuan ngjarjen.

 

Në pamjet e publikuara, Kurti shihet duke reaguar menjëherë pas incidentit. Ai fillimisht rregullon flamurin shqiptar të vendosur në tavolinën para tij, ndërsa më pas pastron setrën, e cila ishte prekur nga vezët e hedhura gjatë incidentit.


Pak sekonda më vonë, kryeministri në detyrë ngrihet nga ulësja dhe largohet nga salla plenare, ndërsa seanca ndërpritet mes tensioneve.

Incidenti ndodhi pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, duke bërë që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të ndërpresë punimet. Menjëherë pas kësaj, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit, çka shkaktoi tensione në sallë dhe ndërhyrjen e deputetëve të tjerë dhe sigurimit të Kuvendit.

Më vonë, në një konferencë për media, Kurti deklaroi se nuk propozuan emër për kryetar të Kuvendit pasi, sipas tij, pa një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit, vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të reja. Ai komentoi edhe incidentin, duke thënë se është i gatshëm ta “paguajë këtë çmim” nëse kjo do të ndihmojë që partitë politike të ulen dhe të dialogojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE