LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 19:07

VIDEO – Tronditen pushuesit në Vlorë, çifti ‘e bën’ në mes të plazhit

Një skenë aspak e zakontë është filmuar mbrëmjen e djeshme në Lungomare të Vlorës, ku një çift i panjohur është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie s—uale në publik, mes cadrave të vendosura nga bashkia.

Pamjet, të cilat janë dërguar nga një qytetar përmes JOQ, tregojnë qartë momentin në të cilin çifti, pa asnjë ndjenjë turpi apo respekti për ambientin publik dhe të pranishmit e mundshëm, shfrytëzon errësirën e natës për të kryer aktin në rërë, fare pranë shezlloneve të pushuesve.

“Përshëndetje JOQ, ja në Lungomare në Vlorë shiko çfarë bëhet, tek çadrat e bashkisë po kryejnë marr–hënie. Nuk kanë lekë për hotel mesa duket…”, shkruan qytetari i revoltuar.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, sidomos mes familjarëve dhe kalimtarëve që frekuentojnë zonën gjatë orëve të mbrëmjes për shëtitje apo pushim. Mungesa e kontrollit dhe patrullimit në zonat publike është kthyer në një shqetësim të përhershëm, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet vendore dhe policia bashkiake të marrin masa për të garantuar rendin dhe etikën në hapësirat publike, në mënyrë që Vlorës të mos i mbeten vetëm emri dhe flamuri, por edhe dinjiteti si qytet turistik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE