LAJME / E Premte 28 Gusht 2026, 00:12

Gazetari nxjerr skenaret e forte per zhvillimet ne vend

Gazetari Poli Hoxha, ka folur për protestën që vijon prej disa muajsh dhe zhvillimet që priten në shtator. Në një intervistë për “Top News”, gazetari Hoxha e cilësoi gushtin si një test të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e protestës, ndërsa tha se shtatori pritet të sjellë një përshkallëzim të saj.

Ai u shpreh se pas rikthimit të qytetarëve nga pushimet pritet një pjesëmarrje më e madhe, ndërsa përmendi edhe organizimin e studentëve dhe qëndresën para Parlamentit. Hoxha foli gjithashtu për kauzën e protestës, e cila sipas tij lidhet me ndryshimin e rregullave politike dhe rivendosjen e demokracisë dhe shtetit ligjor.

-Z. Hoxha, si e komentoni protestën, çfarë mund të ndodhë në shtator?

Ne kemi disa panorama të protestës, ose më saktë, ne thelbin e protestës e kemi parë që në muajin qershor dhe të paktën deri nga mesi apo fundi i korrikut, e cila ishte një protestë që tregoi potencën, tregoi numrin, tregoi mbi të gjitha kauzën përbashkuese, tregoi një protestë e cila nuk numër, që nuk ka kokë.

Dhe është një protestë e cila është kthyer në një gjendje mendore, në kuptimin që jo edhe 100.000, edhe 5.000, edhe 1.000, edhe 10.000 nuk janë të gjithë ata që janë me kauzën e kësaj proteste, që është një kauzë shumë e thjeshtë: Ndryshoni rregullat e lojës, rivendosni demokracinë, rivendosni shtetin me ligje, me rregulla të barabarta për të gjithë, jo për një pakicë, zhdukni kryetarokracinë e të tjerë, e të tjerë.

Gjëra shumë të thjeshta që kanë të përcaktuar qartë dhe thjesht pikat e tyre. Në këtë kuptim, kjo tashmë është kthyer në një histori mbarëshqiptare. Je në shtëpi apo je në lokal, je jashtë shtetit apo vjen ditë për ditë në protestë, apo shkon edhe me pushime dy javë, apo një ditë vjen, një ditë vjen, një ditë shkon prindi, një ditë shkon fëmija, një ditë shkon gjithë familja. Kjo tashmë ka pak rëndësi. Në këtë kuptim, kjo protestë e ka kristalizuar veten e vet, qëndrueshmërinë, objektivin dhe kauzën.

Kjo protestë po kalon një test shumë të madh në disa dimensione. Dimensioni i parë, më i vogli për mua dhe që ishte i pritshëm, ishte dimensioni i vapave të jashtëzakonshme historike, të temperaturave në kulmin e muajit të pushimeve, sepse ne shqiptarët gushtin e kemi të shenjtë për pushime. Nuk preferojmë as shtatorin, as qershorin, as majin — domethënë nuk i diversifikojmë muajt e vitit për pushime. Dhe kështu që kjo pritej, domethënë pushimet e prenotuara, ikjet e mëdha masive.

Dhe prapë, këtë testin e këtyre gjërave që s\\\’ke çfarë t\\\’u bësh, që janë atmosferike apo që janë të teknikalitetit, do të thosha unë, e kaloi sepse mbajti një bërthamë edhe dinjitoze, por edhe entuziaste natë për natë, duhet ta kujtojmë, është natë për natë, ditë për ditë. Por kaloi dhe gjatë muajit gusht, duke ditur dhe këtë situatën ku, pavarësisht se aty unë ta kam shpjeguar dhe e them me bindje që s\\\’ka numër fiks, s\\\’ka numër të orës shtatë, numër të orës tetë, numër të orës dhjetë, ndryshojnë e variojnë, kaloi dhe disa teste shumë të rëndësishme, që për mua kanë kaluar dhe janë dhe ca ditë politike që janë në vazhdim.

Kaloi testin e përçarjes, sepse për shembull është thënë: \\\”marrja e protestës\\\”. Nuk merret dot kjo protestë, prandaj dhe nuk krijon dot as parti, prandaj nuk krijon dot askund, sepse është një protestë që nuk merret, sepse ke të gjitha ngjyrat sociale, politike, kulturore, fetare të shoqërisë shqiptare. I ke aty dhe për herë të parë janë bashkuar. Aty rrinë normalisht edhe ekstremet fetare apo ekstremet konservatore me ekstremet e majta. Aty rri LGBT-ja normalisht, kur dikur, kur bënte në Shqipëri apo në gjithë Ballkanin paradat e tyre tradicionale, merrte masa të jashtëzakonshme policia. Kurse aty në këtë shesh, e kupton, rrinë tashmë, rrinë normalisht.

Pse? Sepse kauza përbashkuese e atyre me shami, atyre të krishterëve, atyre të tjerëve, demokratëve, socialistëve të zhgënjyer, ballistëve, neomarksistëve, kujt të duash, tashmë është kthyer në një ndërgjegje, në një bindje dhe në një zgjedhje mendore, që bëhet fjalë thjesht për rrëzimin e një kaste, të një tranzicioni që ka luajtur me tranzicionin dhe të vendoset e të kthehet në shina Shqipëria, siç është në letër. Në letër është pluraliste, demokratike, vota është e lirë, përfaqësimi direkt me deputetë, përfaqësimi i drejtpërdrejtë. Referendumet s\\\’funksionojnë. 100 deputetë i ke të kryetarëve që nga 2008-a, domethënë kryetarokracia vendos edhe legjislativin. Në këtë kuptim, kaloi dhe testin e një përçarjeje, të krijimit të incidenteve, të dhunës.

Por çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur si një amebë, një amebë e cila fryhet, zvogëlohet, por në fund fare i thith ose i nxjerr jashtë, vetëpastrohet, i nxjerr jashtë kushdo që shmanget nga ajo që në fakt do zemra e protestës, që do gjëra shumë të thjeshta. Ta thashë edhe një herë: rregulla loje dhe kaq, asgjë më shumë. Të drejta, që nuk është ndonjë çudi e madhe, nëpërmjet atyre pikave që kanë, që nga dorëheqja, qeveri teknike, vendos, bëj një kushtetutë, një kod të ri zgjedhor, jo dy herë kryeministër, ligj për partitë, hiq ligjet klienteliste të PPP-ve apo me emër, siç kemi parë plot, dhe kaq e thjeshtë është. Dhe të çlirohet edhe politika, të jetë e barabartë edhe ekonomia, të jetë e barabartë edhe meritokracia, e kërkojnë.

Dhe kanë një pikë të fundit të një kontrate sociale. Kush është kontrata sociale? Nuk mund të ndahet Shqipëria e një pakice me ashtu. Kontratat sociale janë referendumet, është meritokracia. Jo të shkosh të garosh dhe ta meritosh një vend pune në shtet apo në një kompani, e të tjerë, por jo vetëm sipas orekseve të politikës. I kaloi këto teste. Pra, protesta tashmë hyn në shtator e pjekur, shumë më e pjekur, sepse ishte diçka shumë e virgjër, e pandodhur ndonjëherë që kur u krijua, dhe të gjithë bien dakord për këtë, madje dhe analistët ndërkombëtarë — një risi për mënyrën si lindi dhe si vazhdoi.

Hyn e pjekur, hyn vetëvepruese me një ingranazh që në momente të caktuara e mbron veten e të tjerë, e të tjerë. Ka bindur shumicën e njerëzve që po, këta janë të qëndrueshëm, janë të pjekur dhe nuk lëvizin nga ato, pavarësisht se gjithfarë gjërash hidhen atje. Unë kam dhe informacione që shtatori do të jetë zjarr. Po, po përdor një krahasim, një metaforë, do të jetë zjarr sepse, përveçse kthehen njerëzit nga pushimet, fillon puna, kaloi dhe atë vektorin e forcës, domethënë në kuptimin që kjo nuk ndalet më.

– A mendoni se protestat e sotme mund të sjellin realisht ndryshimin politik që kërkon shoqëria shqiptare, apo ekziston rreziku që gjithçka të mbetet vetëm një revoltë e përkohshme?

Propaganda më e hidhur, më e ligë, më e ndyrë është propaganda që: \\\”nuk ndryshon gjë në këtë vend\\\”, \\\”janë të fuqishëm, s\\\’ke çfarë t\\\’u bësh\\\”, \\\”nuk e heq dot\\\”, \\\”s\\\’duan ata ta bëjnë këtë\\\”, e të tjerë, e të tjerë. Dhe kështu që populli le të rrijë në shtëpi, le të mos dalë të protestojë, sepse nuk arrin dot gjë. Unë mendoj që është kapërcyer kjo. Kjo është kapërcyer dhe ne duhet të shikojmë objektivin e protestës. Objektivi i protestës është qeveria, kryeministri dhe klasa e korruptuar përgjithësisht politike, edhe majtas, edhe djathtas — kastat.

Po, ata i përmbledhin në një paketë simbolikisht: \\\”Rama-Berisha\\\”, \\\”Rama-Berisha në burg\\\” si metaforë. Dhe në këtë kuptim, kjo kastë, ky bashkim është vënë në funksion të protestës, në kuptimin e çdo gjëje që bëjnë partitë, të çdo veprimi që bën kryeministri, e të tjerë, e të tjerë. As protesta e Serbisë që gati pas një viti e gjysmë, dy vjet, domethënë, nuk ka pasur këtë jehonë ndërkombëtare saqë ka kjo protestë, saqë ka krijuar kjo protestë, e cila filloi me çështje mjedisore, filloi me Sazanin, me familjen presidenciale, me Zvërnecin e të tjerë, e të tjerë.

Dhe tashmë të gjitha janë në një zë që të thuhet: ky popull është ngritur kundër kastës së korruptuar. Bëhet fjalë për hajdutë, kaq e thjeshtë: njerëz që vjedhin njerëzit e tyre, drejtues, politikanë, qeveritarë të cilëve u është dhënë besimi, të cilët janë toleruar, të cilët është pritur që të merret drejtësia me ata, të shkojnë të paraqiten kur i thërret drejtësia; drejtues, politikanë të cilët kanë bërë vetëm të kundërtën — jo vetëm s\\\’lëvizin, por sa vijnë e bëhen më keq, kanë ulur nivelin jo vetëm të meritokracisë, por kanë ulur edhe nivelin e parlamentit.

Dhe është e tmerrshme, domethënë, që një Shqipëri që doli nga komunizmi, një Shqipëri që doli fare-fare naive për çështjen e demokracisë dhe të pluralizmit, ta ketë parlamentin e vitit 2026 të pakrahasueshëm me parlamentin e vitit 1992, për shembull, apo jo? Të parin pluralist të \\\’91-shit, \\\’92-shit, ku kishte njerëz të kulturës, njerëz të artit, njerëz të shkolluar e të tjerë, e të tjerë, që edhe kur ishin kundërshtarë politikë dinin si flisnin, dinin si komunikonin, dinin si replikonin. Dhe sot çfarë kemi?

-Beson se do të ketë qëndresë edhe para parlamentit, si…?

Para parlamentit është pjesë tashmë efikase, edhe jo e gjithë protesta, por edhe me ata 300-500 veta që shkojnë atje, është efikase, sepse ne kemi parë që deputetët, edhe majtas edhe djathtas, nuk kanë guxim, në ndonjë rast shumë të rrallë, nuk kanë guxim të hyjnë nga dera normale, nga dera që hyn njeriu. Futen duke i rrethuar policia, duke bllokuar kalanë, sa hyjnë nga kalaja, ata të PD-së u hapin derën andej që të dalin direkt atje brenda, këta të tjerët nga dyert mbrapa.

Policia rrethime, dy herë ndodhi dhe dy herë u katandisën që në shtëpinë e tyre, që është shtëpia e deputetëve normalisht dhe përfaqësuesve të popullit, që është parlamenti i shqiptarëve, ata të futen si ilegalë. Ata nuk e kanë problemin te vezët. E dinë, sepse janë të ndërgjegjshëm që ajo protestë, ata njerëz kanë të drejtë, sepse në fund të fundit nuk po kërkojnë ndonjë gjë të madhe. Kërkojnë që në Shqipëri të marrë fund grabitja, hajdutëria e klasës politike lidhur med biznesmenë të caktuar, dhe sidomos që ka dalë dhe nga SPAK-u, me krimin e organizuar. Kështu që kjo do të kthehet e pashmangshme.

Por imagjino që Tirana ka edhe 70.000-80.000 studentë. Po mendohet që t\\\’u shtyhet shkolla, por ata tashmë kanë ardhur dhe vijnë se marrin dhomat me qira, kanë provime, dhe sikur gjysma e atyre t\\\’i bashkohen protestës — që unë e di që do t\\\’i bashkohen edhe më shumë. Dhe ka filluar edhe organizimi i atyre vetë, sepse edhe ata kanë hesape për të larë, si çdo shqiptar këtu që është në atë shesh, si çdo shqiptar që ka flamurin e vet në shtëpi, që i ka ikur jashtë nëpërmjet këtij eksodi të paparë të shqiptarëve, si çdo shqiptar që ka edhe Gërdecin në kohën e Berishës, edhe Zvërnecin sot në kohën e Ramës, si metaforë.

Prandaj është ajo parulla \\\”Nga Gërdeci te Zvërneci\\\”. Të gjithë e kanë nga një Gërdec, nga një Zvërnec për pronën, për një ngjarje, për një problem, e të tjerë, e të tjerë. Dhe të gjithë are të ndërgjegjshëm që kanë të drejtë. Kanë të drejtën ligjore, kanë të drejtën e demokracisë — në qoftë se jetojmë në demokraci — kanë edhe të drejtën e Zotit që të kërkojnë një rivendosje të vendit në normalitet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE