LAJME / E Premte 28 Gusht 2026, 00:12

Lajm i kobshem, nderron jete e reja qe u perfshi ne ngjarjen e rende

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

E reja pësoi djegie në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua në Turqi për mjekim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike dhe Ana fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Ndarja e saj nga jeta ka thelluar dhimbjen e familjes, pas tragjedisë së rëndë të 16 gushtit.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve.

Familja e saj ka bere njoftimin e kobshem duke thene se ceremonia e lamtumirës së fundit për Ana Dyrmishin do të zhvillohet nesër, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE