
Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, deklaroi se kryeministri Edi Rama po mundohet të lëshojë pe, duke iu thënë protestuesve se po i dëgjon, por ai shtoi se kërkesa e tyre e panegociueshme mbetet dorëheqja dhe largimi i tij.
Në një intervistë për News24, ai denoncoi se 55 faqe që kanë raportuar vazhdimisht protestën kundër qeverisë, janë mbyllur.
“Unë mendoj se Rama po shkon drejt kësaj. Mendoj se Rama po mundohet që të lëshojë një gjë që të japë idenë se unë ju dëgjoj. E nisi nga agjenti i Iranit, i Greqisë, Rusisë, terrorista, dhe sot qenka kujtuar se protesta ekzistoka.
Protesta po fiton terren çdo ditë dhe nuk do të ndalojë. Prandaj mundohet të marrë kompani izraelite, të prishë algoritmin, janë bllokuar mbi 55 faqe që promovojnë protestën në mënyrë të organizuar. Mua më janë fshirë shumë denoncime në rrjete sociale”, tha ai.
Sipas tij, në shtator, protesta do të sjellë surpriza dhe se do të ketë përshkallëzim.
Progni theksoi gjithashtu se do të ketë lëvizje të forta edhe nga SHBA dhe shtete evropiane.
“Në shtator, nga protesta do të ketë surpriza. Mendoj se do të rrisë shumë numrat. Do të ketë përshkallëzim, diaspora do të jetë edhe më e fortë dhe besoj se një nga shtetet evropiane dhe SHBA do të godasin fort në shtator”, shtoi ai.
Një denoncim bëri edhe për Kadastrën, teksa tha se sistemi i ankesave nuk funksionon në uebfaqen zyrtare.
Sipas tij, kjo është bërë qëllimisht për të mos lejuar qytetarët të ankohen për pronat e tyre që po iu vidhen.
“Nëse futesh në faqen e webit të Kadastrës, ke një tabelë që thotë ky shërbim nuk është akoma funksional. I jep të drejtën sipas ligjit, me qëllim qytetarit që të ankohet për pronën e tij. Kur ti ankohesh në vend që të rrijë në zyrën ligjore të Kadastrës, kjo shkon si ankesë në bashkëqeverisje.
Aty është Anxhelo Koleka, djali i tezes së Edi Ramës. Kjo bashkëqeverisje drejtohet nga kryeministri. Aty bllokohet se njeriu i Ramës është pjesë e kësaj ankese. Janë hapur databaset e Kadastrës për të parë se kush i ka pronat, që t’i merren. Ky është një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria”, tha Progni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
