
Liderit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, iu hoq ndalimi i udhëtimit për në SHBA në qershor 2026. Që atëherë, zoti Berishë ka deklaruar disa herë se së shpejti do të udhëtojë për në SHBA.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nga burime diplomatike, ka siguruar këtë dokument nga “Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë”, i cili tregon të dhëna rreth një udhëtimi të mundshëm të Dr. Berishës në SHBA në fillim të shtatorit.
Dokumenti titullohet “Konfirmim i pjesëmarrjes suaj në delegacionin e IDU-së në Konventën Kombëtare Republikane”. Më tej në këtë letër konfirmimi që mori zoti Berishë, mësohet se konventa do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, nga ku jepen edhe këto detaje.
“IDU është e kënaqur që do të bashkoheni me ne dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë takim historik për Partinë Republikane do të jetë me vlerë të madhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detajet e mëtejshme në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programin e eventit do t'ju komunikohen nga sekretariati i IDU-së.”

Ndërkohë, një dokument tjetër i siguruar nga Top Channel, i datës 7 gusht nga Instituti Amerikan i Trajnimit, konfirmon regjistrimin e Z. Berishë si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane. Pas marrjes së këtij konfirmimi, kanë filluar përpjekjet në Tiranë nga Gazment Bardhi. Burime nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme treguan se Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, ka paraqitur një kërkesë ku kërkon një note verbale shtetërore për t'i mundësuar Z. Berishë të marrë pjesë në këtë aktivitet të Republikanëve Amerikanë./ Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
