LAJME / E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 17:05

U shkarkua nga Presidenca, SPAK i beson Edvin Shvarc detyrën e rëndësishme

SPAK ka emëruar sot Edvin Shvarc si përgjegjës të sektorit të raportimeve.

Shvarc më herët mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, deri sa u shkarkua me vendim të presidentit Bajram Begaj.

Në shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i presidentit thuhet se largimi nga kjo detyrë, pas dy dekadash, është bërë për shkak të pa-njehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

Edvin Shvarc është djali i përkthyesit të mirënjohur, Robert Shvarc. Robert Shvarc, i lindur në Sarajevë, me baba hebre nga Austria dhe nënën nga Elbasani, u rrit dhe jetoi në Shkodër, ku në moshën gjashtë vjeçare nisi të mësonte gjuhën shqipe, dhe të bëhej përkthyesi më i mirë i shekullit XXI nga gjuha gjermane në shqip, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE