LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 19:07

Trupi në shkurre, makina në liqen/ Si u zhduk dhe u vra 23-vjeçari në Ulëz? (Detaje)

Zbardhet një pjesë e dinamikës së ngjarjes së rëndë në Ulëz. 23-vjeçari R.D., teksa udhetonte i vetëm me makinë, është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës, nga një tjetër mjet.

Hetuesit kane sekuestruar disa kamera sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në segmentin rrugor ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat, duke vështirësuar gjurmimin e autorëve.

Dyshohet se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas e kanë hedhur në një rrëpirë, së bashku me makinën. Trupi i pajetë është gjetur në një zonë me shkurre, rreth 10 metra nga bregu i liqenit, ndërsa automjeti i tij ndodhet ende në ujë dhe po kërkohet nga policia.

23-vjeçari banonte në fshatin Zenisht të Burrelit dhe nuk rezulton të ketë pasur precedent penal. Familjarët e tij janë marrë në pyetje, por kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konflikte apo kërcënime të mundshme ndaj të riut. Mbeten mister motivet e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, si dhe dinamika e plotë e krimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE