LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 21:09

“Ti ki mu çu Agon…” – Fjalët e fundit të një babai që s’mund ta shpëtonte djalin nga duart e padrejtësisë

Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Një baba i dëshpëruar dëgjohet duke iu lutur që t’i heqin qesën e vendosur mbi fytyrën e të birit, Agonit, me shpresën se ai ende merr frymë.


“Hiqe qashafin e djalit se po ju nxinet fryma…” – janë fjalët që përcjellin dhembjen e një prindi që ende nuk ishte informuar se djali i tij kishte ndërruar jetë.
Momente të rënda, britma, lot dhe një klithmë që i thyen zemrën kujtdo që e dëgjon:

“Ti ki mu çu Agon!” – i thërret babai, me shpresë, me tronditje, me dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë.
Por dhimbja nuk ndalet me kaq. Familja dhe të afërmit ende nuk mund të pranojnë atë që ndodhi, duke akuzuar forcat e rendit për një akt kriminal që u shndërrua në tragjedi.


“Ende nuk po mundemi me pranu që ta morën jetën… Policët kriminel që bën makabër në ty…” – shkruajnë të afërmit, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kjo nuk është thjesht një tragjedi – është një thirrje për ndërgjegje, për hetim të thelluar dhe për ndëshkimin e çdo akti që cenon jetën dhe dinjitetin njerëzor.

?? Agoni nuk është më, por zëri i tij – dhe i atyre që e deshën – nuk do të heshtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE