
Për herë të parë në Shqipëri kufizohen pagesat me para në dorë për qytetarët. Ligji i ri i “Procedurave Tatimore” i miratuar më 12 dhjetor të 2025-ës në parlament, i ka nisur efektet e tij prej 1 janarit të këtij viti. Qytetarët nuk do të lejohen të bëjnë pagesa më të larta se 500 mijë lekë në muaj me para cash.
Pra, për çdo blerje që e kalon këtë vlerë, qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë me kartën elektronik të bankës. Kufizimi i pagesave me cash, është kërkuar prej vitesh nga bankat, por që u bë pjesë e paketës fiskale të 2026-ës, edhe pse vlera 5 mijë euro, e caktuar si limit është kontestuar nga bankat si shumë e lartë në raport me pagën mesatare të vendit që është 830 euro.
Gjithashtu ulet edhe tavani për gjendjen e cash-it për bizneset. Nga 1500 euro që ishte, nga 1 janari 2026 subjektet s’do bëjnë pagesa me para fizike mbi 1000 euro. Pra marrim shembull, nëse një lokal do të blejë furnizime në një x magazinë shumice (pra në një tjetër biznes), i lejohet të paguajë cash deri në 1 mijë.
Mbi këtë vlerë, duhet të bëjë pagesë me kartë. Po ashtu të gjitha subjektet në sektorin e strukturave akomoduese, në sektorin e transportit dhe institucionet publike brenda qershorit duhet të kenë instaluar një formë alternative për të kryer pagesa elektronike.
Këto kufizime janë ndërmarrë për të reduktuar qarkullimin e lartë të parasë jashtë bankave, pasi është e pakontrolluar, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave dhe gati të pamundur verifikimin e burimit nga u gjeneruan këto të ardhura.
Qeveria është zotuar që deri në 2030-ën do ta kthejë vendin në një ekonomi pa cash, me synim që pagesat të jenë tërësisht elektronike. Deri në fund të 2025-ës shifrat tregojnë se pagesat për mallra e shërbime janë bërë masivisht me para në dorë. Gati 467.3 miliardë lekë (mbi 4.6 mld euro) qarkullonin jashtë bankave në fund të nëntorit thotë Banka e Shqipërisë, me rritje prej 43.8 miliardë lekë në raport me vitin 2024, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
