
Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “lot krokodili” për të përshkruar dikë që pretendon të jetë i penduar ose i trishtuar, ndërkohë që ndjenjat e tij nuk janë të sinqerta.
Kjo shprehje ekziston jo vetëm në shqip, por edhe në shumë gjuhë të tjera, dhe buron nga një besim i lashtë, sipas të cilit krokodilët derdhin “lot të rremë” ndërsa hanin prenë e tyre.
Miti i lotëve të krokodilit daton shekuj më parë.
Me kalimin e kohës, shprehja "lot krokodili" u përhap në traditën fetare, letërsinë mesjetare dhe më vonë në veprat e autorëve të ndryshëm. Edhe William Shakespeare e përdori këtë ide në dramën e tij "Othello", ku lotët e rremë krahasohen me lotët krokodili.
Por sa e vërtetë është kjo kur flasim për kafshët që e kanë lindur këtë shprehje?
A qajnë vërtet krokodilët?
Po, krokodilët mund të derdhin lot, por këto nuk lidhen me emocionet apo trishtimin. Ashtu si shumica e gjallesave, lotët e tyre kanë një funksion biologjik.
Lëngu i prodhuar nga gjëndrat e lotit shërben për të pastruar dhe lubrifikuar sytë. Lotët bëhen më të dukshëm kur krokodilët kalojnë një kohë të gjatë në tokë. Tek disa specie, siç janë krokodilët e ujërave të kripura, lotët ndihmojnë gjithashtu në largimin e kripës së tepërt nga trupi.
Në vitin 2006, neurologu Malcolm Shaner dhe studiuesi Kent Vliet nga Universiteti i Floridës hetuan nëse kishte ndonjë të vërtetë pas mitit se krokodilët “qajnë” ndërsa ushqehen.
Studimi u krye në Fermën e Aligatorëve St. Augustine në Florida, ku u vunë re shtatë krokodilë duke u ushqyer. Pesë prej tyre shfaqën lot gjatë ngrënies, duke treguar se fenomeni ekziston vërtet.
Shkencëtarët mendojnë se lotët gjatë ushqyerjes mund të shkaktohen nga ajri i ngrohtë që nxirret me forcë nga rrugët e frymëmarrjes gjatë përtypjes, duke stimuluar gjëndrat e lotit.
A kanë krokodilët emocione?
Për shumë vite, shkencëtarët kanë studiuar emocionet kryesisht te gjitarët dhe zogjtë, ndërsa zvarranikët konsideroheshin krijesa që vepronin vetëm sipas instinktit.
Megjithatë, hulumtimet e fundit e kanë ndryshuar këtë perceptim. Studime të reja sugjerojnë se disa lloje zvarranikësh mund të përjetojnë gjendje të tilla si frika, stresi, dhimbja, ankthi dhe kënaqësia.
Janë vërejtur sjellje që tregojnë një botë më komplekse nga sa mendohej më parë. Disa krokodilë janë parë duke luajtur, duke rrëshqitur në baltë ose duke shtyrë objekte, ndërsa komunikojnë me njëri-tjetrin përmes tingujve dhe gjuhës së trupit.
Në disa specie, femrat tregojnë kujdes të madh për të vegjlit e tyre, ndërsa këlyshët nxjerrin tinguj jo vetëm për të thirrur nënën e tyre, por edhe për të komunikuar.
Pra, krokodilët nuk qajnë nga trishtimi apo hipokrizia, siç sugjeron shprehja e famshme. Por shkenca tregon se këto kafshë janë shumë më komplekse sesa imazhi i krijuar gjatë shekujve, jo thjesht grabitqarë të udhëhequr nga instinkti, por krijesa me sjellje dhe aftësi shoqërore që vazhdojnë të studiohen nga shkencëtarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
