LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 18:06

Kishin dalë për të vrrë "KOKËN e MADHE"! Policia arreston në flagrancë 6 persona në Gjirokastër! U kapën aty ku milioneri...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi në flagrancë i 5 të rinjve në Gjashtë të Sarandës, prej ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale. Siç kemi raportuar edhe më parë dyshimet e policisë janë që ata të kenë pasur synim ekzekutimin e një personi, ndërsa më tej mësohet se të pestë janë me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Burime për mediat kanë bërë me dije se ata ndodheshin në dy makina të ndryshme dhe në momentin që kanë ndakuar, kanë qenë  Sidorel Moriseni 32 vjeç dhe Alfred Kaja 26 vjeç ata të cilët u kapën me armë në duar nga blutë. Të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në maj të këtij viti.

Të pestë të rinjtë e arrestuar (Sidorel Moriseni, Alfred Kaja, Vonis Poka, Vitrin Hoxha, Franko Bobja)  nuk kanë pranuar të flasin para hetuesve të cilët janë ende duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë ishte e rastësishme ose jo. Akoma nuk ka një reagim zyrtar që vërteton lidhjen e prezencës së 5 të rinjve në lagjen në fjalë me rastin e vrasjes së Rexhep Ismailit.

Biznesmeni Rexhep Ismaili u vra më 7 maj të këtij viti, në fshatin Gjashtë të Sarandës, brenda lokalit të një pike karburanti në pronësi të tij. Bazuar në burime për mediat, sherri gjatë të cilit mbeti i vrarë Ismaili, nuk e përfshinte drejtëpërdrejt viktimën.

Në lokalin e tiij kanë mësyrë një grup personash, të cilët kishinn konflikt me Viktor Ruçin i cili ishte ulur në tavolinë me Ismailin dhe disa familjarë. Më pas mësohet se Rexhep Ismaili u ka thënë “djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu”, duke sjellë kështu agravimin e situatës.

Si fillim ka nisur një debat verbal dhe më pas fizik me sende të forta. Pas kësaj ka qenë Ismaili ai i cili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov”, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Nga ana tjetër grupi tjetër u kundërpërgjigj me pistoletë, duke qëlluar me plumb në kokë Ismailin I cili ka mbetur i vdekur në vend.

Policia ka identifkuar si autor kryesor të kësaj ngjarjeje Lulzim Tabakun, i cili qëlloi për vdekje biznesmenin. Ndërsa i palgosuri, pjesë e grupit sulmues, Konstandin Vogli ka marrë masën e sigurisë arrest me burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE