
Nis kontrolli i madh i shtesave për fëmijë, familjet që nuk i plotësojnë kushtet do të largohen nga skemaDictionaries & Encyclopedias
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nisur një proces të gjerë verifikimi të të gjithë përfituesve të shtesave për fëmijë, me synimin që mbështetja financiare nga buxheti i shtetit të përfundojë vetëm te familjet që i plotësojnë kriteret ligjore.
Procesi i kontrollit vjen në një periudhë kur shtesa mujore për fëmijë është rritur në 30 euro, por edhe pas dyshimeve se një numër i përfituesve vazhdojnë të marrin pagesa, ndonëse nuk jetojnë më në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht rreth 406 mijë fëmijë janë pjesë e kësaj skeme sociale. Megjithatë, emigrimi i vazhdueshëm i qytetarëve ka ngritur pikëpyetje për saktësinë e listave të përfituesve.
Vetëm gjatë vitit të fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 37 mijë qytetarë janë larguar nga vendi. Kjo ka shtuar dyshimet se disa familje që tashmë jetojnë jashtë Kosovës mund të vazhdojnë të përfitojnë padrejtësisht shtesat për fëmijë.
Këshilltari për media në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Liridon Llozani, ka konfirmuar se procesi i verifikimit tashmë është në zhvillim dhe se një numër i konsiderueshëm përfituesish i janë nënshtruar kontrollit.
“Ka një numër të atyre që kanë përfituar dhe që nuk kanë qenë banorë të Kosovës. Është një numër i konsiderueshëm i tyre që i janë nënshtruar kontrollit. Meqenëse procesi vazhdon, nuk e kam shifrën e saktë se sa prej tyre janë larguar nga skema e përfitimit për shtesa për fëmijë”, ka deklaruar Llozani.
Sipas Ministrisë, verifikimet po realizohen përmes platformës e-Kosova, duke krahasuar të dhënat e Departamentit të Skemave Sociale me bazat e të dhënave të institucioneve të tjera shtetërore.
Qëllimi i këtij procesi është identifikimi i rasteve kur përfituesit nuk banojnë më në Kosovë ose nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj për të vazhduar përfitimin e shtesave.Dictionaries & Encyclopedias
Njohësit e politikave sociale e konsiderojnë këtë proces të domosdoshëm për të parandaluar keqpërdorimin e fondeve publike.
Hulumtuesja e çështjeve sociale dhe arsimore, Bardha Qirezi, vlerëson se sistemi aktual ende ka mangësi dhe se mungesa e ndërlidhjes së plotë të sistemeve elektronike krijon hapësirë për përfitime të padrejta.
Sipas saj, shpërndarja e ndihmave pa një sistem të integruar që verifikon vendbanimin, statusin e punësimit dhe të dhënat e tjera sociale e bën më të vështirë kontrollin efektiv të përfituesve.
Nga Ministria bëjnë të ditur se skema e shtesave për fëmijë, së bashku me disa skema të tjera sociale, pritet të rregullohet me një ligj të ri, i cili do të përcaktojë më qartë kriteret, procedurat dhe kushtet për përfitim.
Sipas Llozanit, verifikimet do të vazhdojnë deri në kontrollimin e të gjitha rasteve, ndërsa legjislacioni i ri synon të krijojë një sistem më transparent, më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.
Institucionet synojnë që miliona euro nga buxheti i shtetit të shkojnë vetëm te familjet që jetojnë në Kosovë dhe që i plotësojnë kushtet ligjore, ndërsa të gjithë përfituesit që rezultojnë se nuk kanë më të drejtë për këtë mbështetje financiare pritet të largohen nga skema pas përfundimit të procesit të verifikimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
