
Në protestën e 65-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim kritik ndaj kryeministrit, për të cilin tha se nëse nuk del nga zyra e tij, shqiptarët duhet ta nxjerrin vetë.
“Nuk kemi kohë më për fjalë, tani do bëjmë atë që duhet bërë. Nëse ai nuk del, duhet ta nxjerrim. Një palo burrë. Shko more!”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, aktori solli edhe një mënyrë se si duhet larguar kryeministri nga detyra, me këngë e me valle.
“Sikur ne ta marrim me këngë dhe me valle, se ca kohë i binte edhe defit ky, i pëlqen edhe muzika. Ta marrim hopa me këngë e me valle dhe ta hedhim në Lanë. Ta qëllojmë me domate, bam e bum”, tha ai
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu është një det me njerëz që nuk janë as djathtas e as majtas, por janë njerëz të shkëlqyer që duan atdheun dhe duan që t’i shkulin dhëmbët këtij plehrës që është këtu (Edi Rama), që e shet atdheun pjesë-pjesë.
Nuk kemi kohë më për fjalë, tani do bëjmë atë që duhet bërë. Nëse ai nuk del, duhet ta nxjerrim. Një palo burrë. Shko more!
Kam një variant, është më i mirë. Sikur ne ta marrim me këngë dhe me valle, se ca kohë i binte edhe defit ky, i pëlqen edhe muzika. Ta marrim hopa me këngë e me valle dhe ta hedhim në Lanë. Ta qëllojmë me domate, bam e bum.
Të jeni të sigurt që ai që do të vijë kryeministër më vonë, do të thotë: “Atë e hodhën në Lanë, por mua nuk i dihet çfarë më bëjnë”. Se këta janë trima kur kanë pushkë, por ne jemi trima, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
