
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se po vijon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin, ndërsa u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.
“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi.
Ndërkohë për të gjithë shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu: https://al.usembassy.gov/weather-alert-emergency-message-for-u-s-citizens-u-s-embassy-tirana-albania-january-8-2026/
Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, njofton Ambasada në një reagim zyrtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
