
Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga një zjarr i madh, u regjistrua të enjten në qytetin qendror të Utrechtit në Holandë, duke lënë të paktën një person të plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Agjencia lokale e lajmeve ANP, duke cituar një përfaqësues të shërbimit zjarrfikës, raportoi se bëhet fjalë për një “shpërthim gjigant”.
Deri më tani nuk dihet shkaku i incidentit, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka viktima të tjera.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga zona për arsye sigurie, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të zjarrfikëses dhe shërbimeve të emergjencës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
