
Një ngjarje tragjike ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një oficere e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka humbur jetën vetëm pak ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e implanteve të gjirit në Republikën Domenikane.
Viktima është Rebecca DePaula, 31 vjeçe, e cila kishte udhëtuar drejt kryeqytetit Santo Domingo për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në një klinikë private.
Sipas familjarëve, ajo kishte marrë vendimin për t’i hequr implantet me rekomandim të mjekëve, pasi prej kohësh kishte shfaqur shqetësime për gjendjen e saj shëndetësore.
Megjithatë, pas operacionit gjendja e saj u përkeqësua. Familja pretendon se 31-vjeçarja zhvilloi një infeksion bakterial, i cili i shkaktoi komplikime serioze, përfshirë diarre të rëndë dhe probleme të tjera që rrezikuan jetën e saj.
Kur simptomat u rënduan, Rebecca u rikthye me urgjencë në klinikë, por gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej me shpejtësi.
Nëna e saj ka rrëfyer për mediat se fillimisht ishte njoftuar se vajza ndodhej në gjendje kritike. Megjithatë, kur mbërriti në klinikë, mori lajmin e rëndë se Rebecca kishte ndërruar jetë.
Përveç detyrës si oficere e Policisë së Nju Jorkut, Rebecca DePaula ishte edhe pastore e krishterë, duke shërbyer së bashku me bashkëshortin e saj në komunitetin fetar. Sipas familjarëve, gjatë katër viteve të fundit ajo ishte përkushtuar ndaj predikimit dhe aktiviteteve humanitare, duke ndihmuar shumë njerëz në komunitetin ku jetonte.
31-vjeçarja lë pas tre fëmijë, ndërsa vdekja e saj ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët.
Familja ka kërkuar që autoritetet në Republikën Domenikane të zhvillojnë një hetim të plotë për rastin, me qëllim që të përcaktohet nëse gjatë trajtimit mjekësor ka pasur neglizhencë apo parregullsi që mund të kenë ndikuar në vdekjen e saj.
Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të rastit, ndërsa rezultatet e hetimeve dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore do të përcaktojnë shkakun zyrtar të vdekjes së polices 31-vjeçare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
