LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 15:03

Bashkim Gashi ia mori jetën gruas, flet familja e kësaj të fundit dhe zbulon gjëra të rënda

Detaje të reja pritet të dalin në dritë lidhur me vrasjen e 36-vjeçares Dila Ndoj, ngjarje që tronditi opinionin publik në Mal të Zi dhe Shqipëri. Për herë të parë pas krimit, familjarët e viktimës kanë vendosur të flasin publikisht, duke paralajmëruar se do të zbulojnë rrethana dhe shqetësime që, sipas tyre, i kanë paraprirë tragjedisë.Language Resources

Dila Ndoj, me origjinë nga Balldreni i Lezhës, humbi jetën pak ditë më parë në Ulqin, ndërsa për rastin autoritetet malazeze kanë arrestuar partnerin e saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç, nga Kosova.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet për vrasjen e 36-vjeçares, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim dhe deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera zyrtare lidhur me motivin apo rrethanat e plota të ngjarjes.

Pas ngjarjes tragjike, familjarët e viktimës udhëtuan drejt Malit të Zi për të ndjekur procedurat ligjore dhe për të tërhequr trupin e pajetë të së ndjerës.

Tashmë, ata pritet të japin një dëshmi publike në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku do të flasin për jetën e Dilës, marrëdhënien e saj me partnerin dhe shqetësimet që, sipas tyre, e kishin shoqëruar përpara ngjarjes tragjike.

Familjarët pritet të ndajnë kujtime për 36-vjeçaren, të tregojnë versionin e tyre të ngjarjeve dhe të kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit nga autoritetet.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente në Mal të Zi, ndërsa përgjegjësia penale e personit të arrestuar do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të procedurave hetimore dhe një vendimi të formës së prerë nga gjykata.

Shënim: Personi i arrestuar në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE