
Ndarja prakohe nga jeta e bashkëshortit të deputetes Elda Hoti, ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin. Ladi Ndoja u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e arrestit kardiak, duke lënë mes dhimbjes të pafundme nënën, vëllezërit e tij, si dhe bashkëshorten me dy fëmijët.
Ndoja vjen nga një familje me ndikim në zonën e Rrëshenit, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet nesër në mesditë, nga ambientet e Katedrales.
-Sot zemra është më e rëndë se kurrë. Ende nuk e besoj që nuk je më mes nesh. Ladi, ike shumë herët dhe le pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.
Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë që nuk i fshin kurrë koha, e ti ishe një prej tyre. Do të na mungojë buzëqeshja jote, prania jote dhe çdo kujtim që na le. Lutem që Zoti të të ketë pranë Tij, në paqe e dritë të përjetshme, dhe t’i japë forcë familjes tënde ta përballojë këtë humbje kaq të madhe.
Ti nuk do të harrohesh kurrë, sepse njerëzit që i duam nuk largohen nga zemrat tona. U prehsh në paqen e amshuar, Ladi.
-Pse more zot? Pse ? Pse po godit aty ku dhemb!! Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit Ladi Ndoja.Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri me vlera të larta njerëzore, me zemër të madhe dhe respekt për të gjithë.
Për mua ishte më shumë se kushëri – ishte një mik i çmuar dhe një vëlla i dashur.Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë.
U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.“Larg nga sytë, por kurrë nga zemra.”
-E pabesueshme, e dhimbshme dhe trishtuese per familjen dhe gjithe Mirditen, ikja e befte prej nje ataku kardiak e Lad Ndojes ne lule te moshes 46 vjec, birit azgan te Koder Rreshenit. Nuk gjej fjale per te ngushelluar familjaret, miqte e mij te dashur, vellain e tij kolegun e dekadave Aleksin, bashkeshorten Elden, dy femijet si pellumba, nenen e tij fisnike dhe motren Veren e te gjithe vellezerit e tjere. Familjes Ndoja iu keput nje lis i rende. Pushofsh ne Paqen e Zotit, Ladi yne i mire!…
(Familja ben me dije se ceremonia mortore organizohet tek Katedrale Rreshen, varrimi dt 4 gusht, ora 12.00)
-Miq! Sot e nisëm ditën me një lajm të trishtë. Pushoi së rrahuri në mënyrë të papritur zemra e Lad Ndojës. Largimi i parakohshëm i Ladit ka tronditur nënën, bashkëshorten Elda dhe dy fëmijet, vëllezërit, motrat, miqtë, dashamirët, gjithë komunitetin e Rrëshenit e më gjerë. Ladi ishte një prej djemve më të mirë të Mirditës. I dashur, human, i fisshëm e popullor. Të largohet nga kjo botë, i fundit i fëmijëve është e papërballueshme së pari për nënën pastaj vëllezërit dhe motrat, eshtë e papërballueshme për bashkëshorten dhe fëmijët. Do i mungosh shumë familjes dhe shoqërisë. Pusho në paqe o Ladi ynë i dashur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
