
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Ksamil, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, i cili drejtonte një furgon në momentin e aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Pema e Thatë”, ndërsa rrethanat se si ndodhi aksidenti ende nuk janë sqaruar nga autoritetet.
Pas aksidentit, 20-vjeçari u nxor nga automjeti dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk arriti t’i mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Ekspertët e qarkullimit rrugor kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po mbledhin prova për të përcaktuar dinamikën e aksidentit, si dhe faktorët që mund të kenë çuar në këtë ngjarje tragjike.
Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në aksident kanë qenë të përfshira edhe mjete të tjera apo nëse bëhet fjalë për humbje të kontrollit të furgonit.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën të riut 20-vjeçar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
