LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 21:09

‘Rama i di të gjitha, por nuk i intereson’, paralajmëron Shehaj: Thethit do t’i dalë investitor strategjik

Ekspertja e Ekonomisë, Briseida Shehaj, ka ngritur alarmin për prishjet e ndërtimeve që po ndodhin në Theth, duke i cilësuar si një proces të paralajmëruar prej vitesh, që tani po prek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë.

E ftuar në një emision televiziv, Shehaj tha se “ky është një zjarr që do t’ju vijë juve dhe është pak por e sigurt që do t’i shkojë çdo shqiptari, edhe atij në fshatrat më të humbur”.

Ajo përmendi si shembuj Astirin, Unazën e Re, 5 Majin dhe prishjet pas tërmetit, ku sipas saj u abuzua me justifikimin e emergjencës. “Kemi paralajmëruar prej kohësh se kjo do të ndodhte. Kjo është një kronikë e paralajmëruar, e nuk kemi pse sot të mblidhemi për të analizuar Edi Ramën. Ai është i qartë”, deklaroi Shehaj.

Ekspertja u shpreh e habitur që ende ka qytetarë që e shohin situatën si të largët: “Ajo që më bën habi është që ky popull vazhdon të thotë ‘larg zjarrit shtëpisë sime’, sikur nuk po e kupton se askush nuk do t’i shpëtojë këtij fenomeni”.

Duke folur për shtetin ligjor, Shehaj theksoi se çdo rast duhet të ndjekë rrugën gjyqësore dhe qytetarët nuk mund të preken pa vendim gjykate: “Nëse konstaton paligjshmëri, ia jep në dorë letrën, dhe ai nëse ka dokumente, ndjek rrugën gjyqësore. Nuk e prek dot pa u mbyllur ajo rrugë”.

Sipas saj, kryeministri Rama është i vetëdijshëm për gjithçka ndodh: “E di që aty ka rezervime, turistë, por nuk i intereson fare. I ka mashtruar të gjithë – biznesin e vogël, profesionistët – dhe vazhdon të mashtrojë siç i do kokrra e qejfit”.

Duke iu referuar ndërhyrjes në Theth, Shehaj aludoi për interesa të fshehura: “Nëse po bëhet aty, do të thotë që ajo tokë do dalë ose shtet, ose investitor strategjik”.

Gjithashtu, Shehaj u bëri thirrje shqiptarëve që ende nuk e kanë kuptuar rrezikun: “Edhe ai në fshatin më të humbur, po pati ndonjë liqen, pellg apo cep mali të bukur, të bëhet gati, se do i vijë radha shumë shpejt”.

Kjo është një kronikë e e paralajmëruar, pra kur ne i kemi thirrje shqiptarëve kur bëhesh Astiri, kur bëhesh Unaza e Re, kur bëhesh 5 Maji, kur u bë masakra me justifikimin e tërmetit, u kemi thënë vazhdimisht që më së shikoni larg vetes, ky është një zjarr që do t’ju vijë juve dhe është pak por e sigurt që do i shkojë çdo shqiptari dhe atij në fshatrat më të humbur që ne s’i dimë as emrin, por do i shkojë mu në derë të shtëpisë dhe do i thotë je ndërtim pa leje.

Kjo është një kronikë e paralajmëruar dhe kjo do i ndodhë të gjithëve, pra ne nuk kemi përse, sot të mblidhemi dhe të analizojmë Edi Ramën, Edi Rama ky është.

Ajo që mua më bën habi, është që ky popull akoma vazhdon edhe thotë ‘larg zjarrit shtëpisë sime’.

Minimalisht, flasim në një shtet ligjor, në momentin që ti e konstaton një paligjshmëri, do t’i japësh një letër në dorë dhe ai minimalisht nëse ka dokumente të tjera, të ketë mundësi të ndjekë rrugën gjyqësore dhe ti nuk mund ta prekësh atë pa mbaruar rruga gjyqësore.

Rama e di shumë mirë që aty ka rezervime, Rama e di shumë mirë që aty ka turistë. Rama i di të gjitha këto dhe nuk i intereson fare kjo gjë, sepse nuk i ka interesuar për asgjë, nuk është se po habitemi.
Rama i tha dhe biznesit të vogël që s’do kesh taksa, dhe i vuri taksa, Rama çfarë nuk u tha profesionistëve që mezi po i kemi me pikatore në këtë vend dhe prapë u bë ajo lloj taksimi që u bëri.

Rama ka mashtruar dhe vazhdon të mashtrojë siç i do kokrra e qejfit.
Ishim zgjedhjet, ishte në fushatë, ai vajti dhe gënjeu atje në fushatë, ua di hallin tha.
Nëse kjo po bëhet në një zonë të caktuar të Thethit do të thotë që aty ka një interes, që kjo toka do na dali edhe shtet, do na dali edhe një investitor strategjik, pra aludojmë ne tani.

Për ata shqiptarë që akoma nuk e kanë shpëlarë trurin dhe pse është tashmë shumë vonë, duhet të kuptojë edhe ai në fshatin më të humbur që po pati ndonjë liqen, ndonjë rreke, ndonjë pellg, ndonjë cep mali të bukur, të bëhet gati, se do i vijë radha shumë shpejt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE