LAJME / E Enjte 11 Dhjetor 2025, 09:09

PONJA E PORTOKALLISE SHFAQET PAS SHUME VITESH DHE TREGON ARSYEN E DHIMBSHME TË LARGIMIT NGA SHQIPERIA

Aktorja e njohur e humorit, Ervina Kotolloshi – e paharruara “Ponja e Portokallisë” – është rikthyer publikisht pas shumë vitesh larg Shqipërisë, me një deklaratë që prek çdokënd që e ka dashur në skenë.

Në një lidhje Skype për “Goca dhe Gra”, Ervina, që prej kohësh jeton në Francë me familjen e saj, u shfaq e emocionuar teksa tregoi se i mungon publiku… por jo skena.

“Mua më ka marrë malli shumë për ju. Por nuk e shoh më veten fare në skenë, para publikut. I falënderoj për gjithçka, por nuk e shoh më veten aty,” u shpreh aktorja me zërin që i dridhej.

Ajo rrëfeu se largimi i saj erdhi pas një eksperience të vështirë në daljen e fundit skenike:

“Herën e fundit që dola në skenë nuk jam ndjerë mirë. Dhe thashë me vete: nëse nuk ndihesh mirë, më mirë mos e bëj më sesa ta shtysh me zor.”

Deklarata e saj ka sjellë një lumë reagimesh në rrjet, ku ndjekës, artistë dhe fansa i kanë shprehur mbështetje dhe mall për rolin e saj të paharrueshëm.

Pavarësisht largimit, për publikun shqiptar Ervina mbetet një nga figurat më të dashura të humorit, një emër që ka lënë gjurmë të forta në skenë – edhe pse sot ajo zgjedh ta jetojë jetën e saj të qetë në Francë, me familjen dhe vajzën e vogël, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE