LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 16:04

Ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë! Rama nxjerr VIDEO-n dhe befasohet nga kjo gjë e pabesueshme…

Kryeministri Edi Rama ndarë pamjet nga një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë. Një pemë 8 metra e gjatë është gjetur në kanalin e ujërave të zeza në Kashar. Rama bën me dije se sa herë kishte reshje, ujërat e zeza shpërthenin në këtë zonë,.

Sipas kryeministrit, pasi kamerat speciale nëntokësore hynë brenda në kolektor, zbuluan trungun e pemës brenda tubit kryesor të ujërave të zeza. Më tej ai shkruan se kompania që ka kreu punimet, e ka prerë pemën dhe më pas e ka futur në tubin e ujërave të zeza.

Rama në fund thekson se “Shqipëria e re” është ajo që zbulon, pastron dhe korrigjon deformimet e mbetura nga e kaluara.

? Postimi i plotë nga Edi Rama:

“NJË PEMË 8 METROSHE U ZBULUA E “VARROSUR” NË KOLEKTORIN E UJËRAVE TË ZEZA

Për më shumë se një dekadë, sa herë binte një shi sado i shkurtër, ujërat e zeza merrnin mbarë bulevardin e Kasharit dhe shpërthenin nëpër lagje. Preventiva, ndërhyrje, rindërhyrje të pasuksesshme derisa dje u zbulua shkaku i vërtetë dhe i pabesueshëm i bereqetit të zi që sillte shiu sa herë binte mbi Kashar, ku përpara Reformës së Parë Territoriale, Komuna e Kasharit, një bastion krenar i demokratëve, ndërtoi kolektorin kryesor të ujërave të zeza në Bulevardin e Kasharit.

Kamerat speciale nëntokësore hynë brenda në kolektor dhe gjetën aty atë që zor se mund ta kapte edhe fantazia më e shfrenuar: Një trung peme 8 metrosh i shtrirë brenda tubit kryesor të ujërave të zeza

Pra gjatë punimeve, një çinar i madh, 8 metra i gjatë që gjendej atypari, u pre dhe, në vend që të largohej nga kantieri, u “varros” brenda kolektorit!

Se çfare u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe e zbatuan këtë veprim kriminal vetëm Zoti e di, por kjo është edhe një kujtesë shumë konkrete për të gjithë ata që kanë harruar pse Shqipërisë i duhej Reforma Territoriale.

Sot pema është nxjerrë. Kolektori është çliruar. Dhe banorët e Kasharit nuk do ta kenë më taksiratin e faturës së një poshtërsie kriminale si ajo që i torturoi për më shumë se dhjetë vjet.

Shqipëria e re nuk është vetëm Europa e Ballkanit që po ndërtojmë, po edhe ajo që zbulon, pastron dhe korrigjon deformimet e mbetura ende në rrugën tonë nga Gropa e Zezë e Ballkanit që ky vend ishte kur ne morëm detyrën”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE