
Një konflikt familjar për çështje pronësie ka përfunduar me përplasje fizike në Vorë, ku një grua ka mbetur e lënduar dhe është dërguar në spital.
Ngjarja është denoncuar në redaksinë tonë nga një familjar, i cili ka dërguar edhe pamje filmike nga momentet e konfliktit.
Në video shihen dy burra duke i kërkuar një gruaje të largohet nga një banesë, duke pretenduar se prona u përket atyre. Debati më pas përshkallëzohet në përplasje fizike, ndërsa gruaja shihet duke përfunduar në tokë dhe kërkon ndihmën e familjarit që po filmonte.
Gjatë përplasjes dëgjohen edhe ulërimat e gruas, e cila në një moment pretendon se njëri prej vëllezërve i ka marrë telefonin personal.
Sipas denoncuesit, gruaja jeton në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri. Ai pretendon se ajo ka pësuar dëmtime gjatë konfliktit dhe është dërguar për trajtim në spital.
Familjari ka deklaruar se konflikti lidhet me një çështje pronësie dhe se për rreth tre vjet familja është përfshirë në përplasje dhe procese civile lidhur me pronat.
Ai pretendon gjithashtu se më herët ka pasur konflikte dhe kërcënime mes familjarëve, ndërsa sipas tij ndaj disa prej personave të përfshirë është në fuqi edhe një urdhër mbrojtjeje.
Redaksia publikon pamjet e dërguara nga denoncuesi, ndërsa mbetet në pritje të reagimit të personave të përfshirë dhe autoriteteve për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse për këtë rast është ndërmarrë ndonjë masë ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
