LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 17:05

Kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj? Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2

Në deklaratën fillestare të deklarimit të pasurisë së vitit 2021, deputeti Agron Shehaj deklaron se në vitin 2019 ka blerë një vilë në Forte Dei Marmi, Itali, për 2.9 milionë euro. Pas deklaratës fillestare 2021, Agron Shehaj ka plotësuar edhe një tjetër deklaratë pasurie po për vitin 2021, që përfshin pasuri të tjera gjatë atij viti pas deklaratës fillestare.

Përpos të tjerava, në këtë deklaratë, Agron Shehaj ka deklaruar se ka blerë pasurinë ‘truall + ndërtesë’ 251 m2, në vlerën 2.9 milionë euro. Si burim të ardhurash deklaron shitje asetesh dhe të ardhura nga biznesi.

(Ky ëshhtë paradoksi i parë. Një pasuri e deklaruar në deklaratën fillestare të pasurisë (2021), ku përfshihet çdo pasuri e subjektit para fuknksionit publik, nuk është as detyrim ligjor dhe as praktikë që të deklarohet sërisht në deklaratën periodike të pasurisë, vetëm në rastet kur pasuria është poseduar pas deklarimit fillestar).

Në vitin 2025, Agron Shehaj deklaron se vilën të cilën e bleu për 2.9 milionë euro, e ka shitur për 15 milionë euro, me një vlerë më shumë se 5 herë më të lartë. Pas ngritjes së dyshimeve në media për mundësinë e një skeme pastrimi parash, Agron Shehaj tha se kishte investuar 4 milionë euro në vilën 2.9 milionë euro, për të justifikuar çmimin e shitjes. Ky investim i pretenduar nuk rezulton i deklaruar në deklaratat e pasurisë 2021-2025.

Në vijim, Agron Shehaj tha se vilën e kishte rrafshuar dhe se kishte ndërtuar një vilë të re me rreth 500 m2. Kjo pasuri e re e pretenduar nuk figuron e deklaruar në deklaratat e pasurisë 2021-2025. Gjithashtu, në deklaratën e pasurisë së vitit 2025, Agron Shehaj deklaron se ka shitur 15 milionë euro vilën me sipërfaqe 251 m2 dhe jo rreth 500 m2.

Ndërkaq, në dokumentet italiane, pikërisht në Forte Dei Marmi, në emrin e Agron Shehajt figuron një vilë 459 m2, e cila mbetet e paqartë nëse është pasuri e re e blerë në vitin 2026 nga Shehaj (që ka detyrim t’a deklarojë në vitin 2027) apo është vila 251 m2, të cilën Shehaj thotë se e ka rrafshuar dhe ka ndërtuar një vilë rreth 500 m2.

Shehaj ka shitur një m2 me rreth 60 mijë euro në Forte Dei Marmi. Çmimi maksimal i referencës në këtë zonë, dhe këtu bëhet fjalë për vila buzë detit, është 5 mijë euro për m2. Vila e Shehajt, i cili deklaron 15 milionë euro të ardhura në vitin 2025 nga shitje e saj, ndodhet jo në zonë prioritare.

Në këtë mjegull dyshimesh për pastrim parash, një pyetje merr rëndësi parësore: Kush është blerësi i vilës 15 milionë euro të Agron Shehajt? Kush qenkërka mahnitur dhe ‘verbuar’ nga vila e Gones, duke blerë me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2? Mos vallë blerësi është vetë Agron Shehaj siç ka operuar duke i shitur dhe blerë vetes kompanitë e tij që nga viti 2014, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE