
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas largimit të flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga objekti i një hoteli në qendër të kryeqytetit.
Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pas këtyre deklaratave, largimi i simbolikës në mbështetje të Ukrainës nga hoteli në Prishtinë ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Në një postim në rrjetet sociale, Përparim Rama theksoi se Kosova do të vazhdojë të shprehë solidaritet me popujt që përballen me luftë dhe agresion, por shtoi se respekti ndaj shtetësisë së Kosovës duhet të jetë i ndërsjellë.
“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.”, ka shkruar Rama.
Ai theksoi se mbështetja për kauzat ndërkombëtare nuk mund të ndërtohet duke anashkaluar apo mohuar shtetësinë e Kosovës.
“Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok.”, përfundoi ai.
Deklarata e presidentit ukrainas në Beograd ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ndërsa veprimi për largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, një qëndrim që Kievi e ka përsëritur edhe në deklaratat e fundit zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
