
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: Dy persona humbën jetën në aksidente, mbi 100 raste trafiku të regjistruara
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditur statistikat e rasteve të evidentuara në të gjithë territorin e vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 aksidente trafiku me fatalitet, në të cilat kanë humbur jetën dy persona.
Po ashtu, janë raportuar 32 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 69 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të masave për sigurinë në komunikacion, Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në rrugë, duke shqiptuar 1 mijë e 985 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Raporti tregon gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 16 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, sipas procedurave ligjore.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë e tejkaluar dhe drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë në rrugë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
