
Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës, pasi duke prerë pemë, një prej tyre ka rënë mbi një të moshuar dhe i ka marrë jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B.Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, sqaron policia.
Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
