LAJME / E Enjte 20 Gusht 2026, 21:09

NGA DEÇANI NË AMERIKË, ZEMRA E SHQIPTARIT MBETI GJITHMONE TE TË VETËT: BIZNESMENI SHQIPTARO-AMERIKAN PAGOI SHKOLLIMIN E MBI 100 STUDENTËVE SHQIPTARË

Një tjetër histori suksesi dhe kontributi shqiptar vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ramiz Tafilaj, i lindur në Deçan, emigroi në SHBA në vitin 1974, ku përfundoi studimet e larta në Houston dhe ndërtoi jetën e tij si biznesmen, botues, filantrop dhe aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Për dekada, Tafilaj është angazhuar në promovimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në SHBA, si dhe në mbështetjen e kulturës, arsimit dhe komunitetit shqiptar.

Një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së tij erdhi kur u nderua me President’s Lifetime Achievement Award, çmim amerikan që njeh mijëra orë shërbimi vullnetar dhe kontributi ndaj komunitetit.

Ai themeloi gjithashtu Jalifat Publishing Company, përmes së cilës janë botuar vepra të autorëve të ndryshëm shqiptarë.

Biografia e tij evidenton edhe mbështetjen për studentët shqiptarë që kanë ndjekur studimet universitare në SHBA, si dhe ndihmën për integrimin e tyre në shoqërinë amerikane.

Nga Deçani drejt Shteteve të Bashkuara, rrugëtimi i Ramiz Tafilajt është një histori emigrimi që u kthye në dekada angazhimi për komunitetin dhe çështjen shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE