LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 00:12

E fundit! Info nga Vlora, policia zbarkon e gjitha në Sazan, nga çfarë do ndodhë nesër, po nisen anije nga italia për

Situata rreth ishullit të Sazanit pritet të marrë vëmendje të shtuar gjatë orëve të ardhshme, ndërsa një grup aktivistësh po udhëton nga Italia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestave kundër projektit të zhvillimit turistik në ishull.

Faqja “Disidentët” ka raportuar mbrëmjen e së enjtes se në Sazan janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit, në prag të aksionit të paralajmëruar nga aktivistët. Sipas postimit, bëhet fjalë për një angazhim të pazakontë policor në ishull.

Megjithatë, deri në këto momente **nuk ka një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit që të konfirmojë numrin e efektivëve të vendosur në Sazan apo arsyen konkrete të dislokimit të tyre**.

Ajo që është konfirmuar ndërkombëtarisht është nisja e një flotiljeje drejt ishullit shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se **tre mjete lundruese të Global Sumud Flotilla janë nisur mbrëmjen e 20 gushtit nga Brindisi drejt Sazanit**, me synimin për t’iu bashkuar lëvizjes së quajtur “Flamingo Revolution”. Nisja ishte parashikuar për në orën 22:00.

Aktivistët kanë deklaruar se misioni i tyre synon të mbështesë protestuesit shqiptarë që kundërshtojnë projektin turistik të lidhur me fondin e investimeve të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Lëvizja “Flamingo Revolution” ka zhvilluar prej muajsh protesta kundër projekteve të planifikuara në Sazan dhe në zonën Vjosë–Nartë/Zvërnec, duke ngritur shqetësime për ndikimin që investimet mund të kenë mbi territorin dhe mjedisin. Protestat nisën në fund të muajit maj dhe janë zhvilluar si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë.

Sipas organizatorëve të flotiljes, aktivistë shqiptarë të diasporës, ambientalistë dhe pjesëtarë të organizatave të ndryshme do të jenë pjesë e aksionit. Ata e kanë cilësuar udhëtimin nga Brindisi drejt Sazanit si një veprim simbolik solidariteti me protestuesit shqiptarë.

Pikërisht mbërritja e mjeteve lundruese duket se ka shtuar tensionin dhe vigjilencën në zonë. Në rrjetet sociale pretendohet se autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të veprohet në momentin kur flotilja t’i afrohet ishullit.

Sazani, për dekada një zonë ushtarake me akses të kufizuar, është kthyer tashmë në një nga pikat më të debatueshme të zhvillimit të turizmit shqiptar.

**Orët e ardhshme pritet të tregojnë nëse mbërritja e flotiljes do të përfundojë si një aksion simbolik proteste apo do të sjellë përplasje mes aktivistëve dhe forcave të rendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE