
Hristijan Mickoski ndodhet aktualisht në Pustec për një vizitë zyrtare, duke marrë pjesë në një festival, dhe për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, protokolli shtetëror nuk po respektohet.
Sipas udhëzimeve, në raste të tilla duhet të luhet himni kombëtar i vendit përkatës, ai shqiptar dhe më pas ai maqedonas, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.
Edhe sot nuk u luajt himni shqiptar, vetëm ai maqedonas.
Ende është e pakuptueshme pse kryeministri maqedonas këmbëngul të mos respektojë himnin shqiptar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër kur merr pjesë edhe kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, edhe pse pranë tyre shihet Edmond Themelko, ish-kryetari i kësaj komune, organizatori i ngjarjes së sotme. / Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
