
Nesër, banorët e Librazhdit dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar në “Festivalin e Yjeve”, që do të zhvillohet në Fushë Studën.
Aktiviteti premton një mbrëmje të mbushur me muzikë, atmosferë dhe emocione.
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, së bashku me artistin Salsano Rrapi, kanë bërë ftesë publike përmes një videoje, duke nxitur qytetarët të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje në mes të natyrës, muzikës dhe atmosferës festive.
“Siç ka yje në qiell, ka edhe yje në skenë,” ka thënë Salsano Rrapi, duke ftuar të gjithë të mos e humbasin këtë aktivitet.
Pjesëmarrja do të jetë masive, duke premtuar një eksperiencë unike nën yje, në një nga hapësirat më të bukura natyrore të zonës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
