
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik ujor që ndodhi sot midis Rrjollit dhe Shëngjinit, ku një i ri humbi jetën dhe shoku i tij u plagos.
Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji dhe i plagosuri si Uran Marku.
Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se informacionet paraprake tregojnë se një grup të rinjsh ndodheshin në gomone, ndërsa dy prej tyre ranë nga mjeti lundrues.
Ata u prenë nga helika e gomones, duke rezultuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe duke lënë tjetrin të plagosur. Policia pritet të sqarojë detajet e plota të ngjarjes së rëndë./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
