LAJME / E Enjte 8 Janar 2026, 22:10

Përmbytjet/ Pjerin Ndreu: Jemi të gjithë kemi FAJ! Tani të ulim kokën dhe

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin tonë.

Ndreu liston disa arsye si urbanizimi, ndërtimet, investimet, bllokimi i kanaleve kulluese, për situatën e përmbytjeve.

Ështe krimi i baterdise se urbanizimit pa pike kriteri te pas 92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bene qe te dynden ne fusha me ndertime mbi kolektore, kanale kulluese e vaditese e ku ju tek kujdo qe donte nje shtepi ne fushe! Shteti ku ishte? Shkrihej me injorancen e vet gjoja te permiresimit te jeteses se atyre qe u shperngulen ne hesap te vet!

Po kanalet e ujrave te zeza, te bardha, rruget,energjia, shkolla, ambulanca?! As se vrau njeri radaken per keto! Fut e bje, nderto ku te duash! Dy shtepia ketu, nje atje pertej, kater te tjera mbi kanale! Të gjithë kemi faj! Banoret që derdhen lekët e nuk menduan ca i pret, por qe as s’jua tregoi kush! Shteti rrumpalle që i la të bënin si të donin! Te gjithe kemi faj! Banoret qe derdhen leket e nuk menduan ca i pret, por qe as s’jua tregoi kush! Shteti rrumpalle qe i la te benin si te donin! Ne qe se gjejme dot si zgjidhet ky lemsh qe do e kemi ne fyt rast pas rasti!

Ky ka faj e une skam faj, eshte nje tymnaje qe duhet tjua kursejme qytetareve te gjithe ne! Te ulim koken e te mendojme ca mund te zgjidhim, sepse te gjithe e kemi vene nga nje tulle ne kete baterdi! Une per vete ndjehem fajtor!”, tha Ndreu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE