LAJME / E Enjte 2 Prill 2026, 23:11

Nuk pranoi të ndahej nga partnerja, shqiptari i vë flakën shtëpisë, përfundojnë të dy në spital nga plagët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se i ka vënë zjarr apartamentit të ish-partneres së tij.

Sipas mediave lokale, episodi ndodhi në zonën “Corso Ho Chi Min” pas një konflikti të fundit mes çiftit. Hetimet paraprake sugjerojnë se ai ka përdorur lëndë djegëse për të shkaktuar zjarrin, i cili solli dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e flakëve, të dy personat u lënduan dhe u transportuan në spitalin “Guzzardi”, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas trajtimit mjekësor, i dyshuari u transferua në burgun e Raguzës dhe po mbahet nën mbikëqyrje nga autoritetet gjyqësore.

Burime bëjnë me dije se mosmarrëveshjet e vazhdueshme dhe refuzimi i ndarjes nga ana e tij dyshohet të kenë qenë shkaku kryesor i incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE