LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 19:07

28 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, mediat përlotin: Ervin Lita mbylli sytë në duart e mjekëve të ambulancës

Ervin Lita, një 28 vjeçar shqiptar i njohur edhe si Ervin Axhami, ka humbur jetën në Britaninë e Madhe. Mediat më të mëdha në Angli, duke përfshirë transmetuesin shtetëror me shtrirje në gjithë botën, BBC, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën, më 12 Korrik.

I riu shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, është shpallur i vdekur në vendngjarje.

“Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 BST të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road”, përcjell BBC.

Dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të cilët u arrestuan nën dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht nga gjykata ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia britanike të martën.

Detektivi Kevin Hames është shprehur: “Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët. Vazhdoj t’i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne.”

Oficerët britanikë kanë ngritur një portal për incidentet e mëdha, në të cilin çdo dëshmitar ose kushdo me kamera sigurie ose kamera në makinë mund të ndajë informacion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE